Një aksident i frikshëm është shënuar një ditë më parë në Stamboll. Një burrë që po udhëtonte me motor, së bashku me bashkëshorten shtatzënë, u përplasën me një autobus.
Drejtuesi u rrëzua nga përplasja ndërsa gruaja përfundoi poshtë autobusit. Fatmirësisht gruaja nuk ka pësuar lëndime serioze dhe është dërguar menjëherë në spital bashkë me partnerin.