Një aksident i frikshëm është raportuar mëngjesin e kësaj të hënë, duke bllokuar për rreth 1 orë qarkullimin e automjeteve.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrile. Automjeti që drejtohej nga një grua është përplasur me murin rrethues të një banesë dhe më pas është përmbysur.
Ndërkohë drejtuesja e mjetit ka marrë lëndime të lehta, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al/