Aksident i frikshëm në Gjermani, mbi 50 të plagosur, bllokohet autostrada

schedule19:28 - 9 Maj, 2023

schedule 19:28 - 9 Maj, 2023

Të paktën 52 persona u plagosën në një aksident në autostradën A12 në Brandenburg, në Gjermaninë lindore.

Aksidenti ka ndodhur mes qyteteve Storkow dhe Friedersdorf, raporton agjencia gjermane e lajmeve (dpa), duke cituar burime policore.

Një cisternë, që shkonte për në Berlin, tentoi të ndryshonte korsinë dhe pasi u përplas me një kamion, u përplas më pas me një autobus turistik polak.

Trafiku në autostradë është ndërprerë përkohësisht dhe në vendngjarje kanë mbërritur forca të forta zjarrfikëse, autoambulanca dhe tre helikopterë.

Dhjetë nga të plagosurit që u dërguan në spital janë në gjendje të rëndë dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!