Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj te diele në dalje të qytetit të Lezhës, pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë e goditjes së fortë, një nga makinat ka përfunduar në një parcelë anash rrugës.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona. Ndërkohë, tek Trauma ka mbërritur një nga të aksidentuarit. 31 vjeçari Mark Vokrri, ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve. Sipas burimeve, paraprakisht mësohet se ka plagë kryesisht në pjesën e kokës.
Burimet paraprake bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë prerja e rrugës nga një automjet që lëvizte në drejtim të Tiranës./abcnews.al

