Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Fushë Krujë, 3 të plagosur/ Përplasen dy makina, të lënduarit dërgohen te Trauma

schedule11:58 - 18 Korrik, 2025

schedule 11:58 - 18 Korrik, 2025

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Fushë Krujë. Tre persona kanë mbetur të plagsour, pas përplasjes së dy automjeteve, pranë fshatin Arrameras.  Të plagosurit janë dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se automjeti që ka shaktuar aksidentin ka prerë rrugën, në tentativë për t’u futur në një nga bizneset pranë dhe për rrjedhojë është përplasur me mjetin tjetër. automjeti që shkaktoi aksidentin duke kryer manovrën e gabuar ka përfunduar në kanal.

Menjehere në vendngjarje mbërritën ekipet e shërbimit të qarkullimit rrugor të Fushë Krujës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./ abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!