Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Laç, pranë urës mbi lumin Mat në zonën e Fushë-Milotit.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime për një nga drejtuesit e mjeteve.
Sipas burimeve, një prej shoferëve është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një manovër e gabuar nga njëra prej makinave të përfshira në përplasje. Policia rrugore ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.