Një 24-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në aksident mbrëmjen e sotme në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në aksin Milot-Thumanë, pranë mbikalimit të Patokut.
Burime nga policia bëjnë me dije se D.Gjeçi, duke drejtuar automjetin e tij tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi ka marrë plagë të rënda dhe u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Milot-Thumanë,drejtuesi i mjetit tip “BMË” shtetasi D.Gj.,24 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit dhe është transportuar në spital,ku ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
g.v/abcnews.al