Një aksident ka ndodhur brenda tunelit të Murrizit. Mësohet se janë përplasur dy automjete.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/