Aksident automobilistik në Pogradec

schedule16:17 - 26 Tetor, 2017

schedule 16:17 - 26 Tetor, 2017

Katër persona, mes të cilëve tre antarë të një familje, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës. Sipas policise lokale në aksident u përfshinë mjeti tip “Volksëagen” me targa KO 3267 P si dhe nje makinë tip “Jeep Novara” me targa AA 260 RK. Si pasojë e përplasjes janë plagosur katër persona. Tre antarët e së njëjtës familje që mbetën të plagosur janë banues në Tiranë dhe mes tyre është një grua rreth të 70-ave si dhe nje i ri 19 vjeçar. Të plagosusit janë dërguar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e intensiv të mjekëve. Policia nga ana e saj po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.