Aksident afër “Xhamllikut”, automjeti përplas motorin

schedule20:12 - 2 Mars, 2021

schedule 20:12 - 2 Mars, 2021

Një automjet ka përplasur një motor tek zona e Xhamllikut në kryeqytet.

Mësohet se të lënduar nuk ka ndërsa nga pamjet e siguruara nga ABC shihet motori i rrëzuar në tokë ka dëme të pakëta. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia ndërsa janë mbledhur dhe një grup qytetarësh.

NJOFTIMI

“Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues S. H., mjeti me drejtues E. Zh dhe mjeti motorr me drejtues F. K dhe pasagjer E. D. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.” sb/abcnews.al/