Aksi Qukës-Qafë Plloçë/ Balluku: Realizohen rreth 66% e punimeve, përfundon në 2025

schedule15:22 - 7 Shtator, 2024

schedule 15:22 - 7 Shtator, 2024

Avancojnë punimet në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Ky konsiderohet një aks shumë i rëndësishëm që shkurton distancën mes Tiranës e Korçës, duke nxitur zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në zonë. Loti  tretë ku po punohet aktualisht ka një gjatësi prej 9.5 km .Pavarësisht gjeologjisë së vështirë parashikohet që ky segment i rëndësishëm rrugor të përfundojë plotësisht  në verën e vitit të ardhshëm.

Në segmentin 3 të aksit rrugor, Qukës-Qafë Plloçë, janë realizuar afro 66% e punimeve. Janë drejt fundit punimet për formimin e trupit të rrugës në mbushje dhe gërmim, ndërsa punohet edhe për mbrojtjen dhe sistemimin e skarpateve.

Segmenti rrugor  Qukës-Qafë Plloçë ka një gjatësi totale prej 43.3 kilometrash  nis nga zona e Librazhdit dhe është nyje lidhëse me Qafë Thanën.

I gjithë financimi për ndërtimin e tre loteve të rrugës Qukës-Qafë Plloçë arrin në 255.8 milionë dollarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!