Të dhënat bankare të qytetarëve do të jenë të sigurta dhe platformë qeveritare e-albania nuk do të kenë akses në to.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së BANKAVE Spiro Brumbulli ka sqaruar për Abc se qytetarët që duan të paguajnë për shërbime në e-albania do të kenë mundësi që të hyjnë në bankën përkatëse me anë të disa dritareve që do të integrohen në sistem
Kjo nismë ka si synim të shmangë procedurat e shumta dhe pritet të jetë gati në fillim të janarit
Pas sulmeve kibernetike në platformat shtetërore shumë qytetarë kanë ngritur si shqetësim sigurinë e të dhënave bankare. Edhe Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka sqaruar se Platforma e-Albania nuk ka asnjë lidhje me të dhënat bankare.
Procesi i marrjes së shërbimit dhe pagesës së tij kryhen në dy platforma krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, ndërsa njëra jep shumën për t’u paguar, tjetra konfirmon pagesën, pa asnjë akses në të dhënat reciproke./abcnews.al/