Arnold dhe Artan Balla janë dy vëllezërit shqiptarë që kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo në botë. Pas pjesëmarrjes “America’s Got Talent”, ku lanë jurinë ‘gojëhapur’ me talentin e tyre, këtë herë ata kanë qenë të ftuar special në Spanjë, ku kanë ngritur publikun në këmbë.
Në një lidhje me Skype për emisionin “Abc e Mëngjesit”, vëllezërit kanë folur për gjithë këtë sukses që kanë arritur përmes akrobacisë. Ata kanë theksuar se pas SHBA, për ta ëndërr ishte Europa dhe e realizuan.
“Përsa i përket Spanjës ishte një audicion ndryshe sepse ishin të gjithë ‘all stars’. Bëhet fjalë për të gjithë talentet që kanë bërë bujë, për të gjithë finalistët, po ashtu edhe për të gjithë ata që kanë fituar një ‘Got Talent’ nëpër botë. Ky audicion u bë për herë të parë në Europë dhe ne ishim të ftuar nga televizioni. Ishim më shumë për pjesën e shoët. E trajtuam si një nga shfaqet që bëjmë ne në të gjithë botën. Nuk ishim në konkurim, ishim vetëm të ftuar”, u shpreh ndër të tjera Arnoldi./abcnews.al