“Akordova penallti në minutën e 100 te Vllaznia-Kastrioti”, kush është arbitrja nga Elbasani e para gjyqtare në Superligë

schedule10:02 - 2 Qershor, 2023

schedule 10:02 - 2 Qershor, 2023

Emanuela Rusta është arbitrja nga Elbasani, që ka qene pjesë e finales së Europianit për femra. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se është përzgjedhur nga UEFA prej disa vitesh dhe është në kategorinë e dytë.

Emanuela zbuloi se ka luajtur dhe në ndeshje të rëndësishme të Super Ligës, siç është ajo e Vllaznisë me Kastriotin, ku në minutën e 100 kishte akorduar penalltinë.

Sakaq, ajo zbuloi se përpara se të merrej me arbitrim, ka luajtur për 8 vite bashketboll me ekipin e Elbasanit.

“Është përzgjedhja e UEFA, që ti prej disa vitesh je arbitre, në varësi të vlerësimeve që ke marrë nga vëzhgues të ndryshëm, nqf se ti ke dal me vlerësime shumë të mira, ke mundësi të bëhesh pjesë e turneut.

Në çdo ndeshje, ne kemi një vëzhgues që na vë një notë. Për momentin unë jam në kategorinë e dytë, pres që të punoj akoma më shumë dhe të ngjitem në kategorinë e parë. Jam gjyqtare e FIFA-s.

Për pjesën e menaxhimit është më e lehtë te meshkujt, sepse ata të shohin si e vetmja femër në fushë dhe si do që të jetë, ata do të vijnë të të drejtohen dhe mundohen maksimalisht të jenë të eduakuar. Ndërsa te femrat, është kjo pjesa që mundohen të të shohin pse ma dha këtë vendimin, më ka inat kjo mua. Kështu që do shumë kujdes dhe duhet të jesh shumë më elastike në mënyrën si do i trajtosh. Kam luajtur dhe ndeshje të SuperLigës, ndeshje të rëndësishme si Vllaznia-Kastrioti. Te ndeshja e parë, ka qene mirë se normalisht çdo gjë shkoi mirë. Ndërsa te ndeshja e dytë, ka qene me plot emocione dhe në minutën e 100 kam akorduar një penallti. Edhe pse jo shumë të lumtur tifozët, se si do që të jetë do të merreshin me mua pastaj, por që ka qene shumë emocionuese dhe për pak minuta morën zjarr.

Kam luajtur bashketboll me ekipin e Elbasanit për 8 vite, pastaj u shkëputa, pasi Enea Jorgji më sugjeroi për pjesën e arbitrimit”, rrëfeu Emanuela./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!