Juventusi nuk po arrin akordin me Sassuolon në lidhje me Manuel Locatellin. Mesfushori italian është dëshira e madhe e bardhezinjtë, por oferta e fundit (5 milion euro huazim me të drejtë blerje për 20 milion euro të tjera në fund të sezonit) cilësohet e pamjaftueshme nga Sassuolo, që kërkon 35-40 milion euro për të lënë të lirë 23-vjeçarin.
“Zonja” i është rikthyer pistës Miralem Pjanic. Boshnjaku nuk bën pjesë në planet e Barcelonës dhe mezi po pret të rikthehet në Serie A tek ekipi ku luajti për katër sezone (2016-2020). Drejtuesit e Juves kanë nisur bisedimet me menaxherin e 31-vjeçarit.
Në listën e dëshirave janë edhe dy mesfushorë të tjerë: Tiemoue Bakayoko pritet të vijë në huazim nga Chelsea, ndërsa pëlqehet edhe Renato Sanches. Portugezi është kthyer në formën e ditëve të mira, por Lille kërkon 35 milion euro për ta lënë të lirë. /abcnews.al

