Akordi me Giroud po vonon, Milani “presion” agjentit me bomberin e Romës

schedule13:16 - 15 Qershor, 2021

schedule 13:16 - 15 Qershor, 2021

Oliver Giroud vazhdon të jetë opsioni i parë i Milanit për repartin e sulmit. Kuqezinjtë po negociojnë prej ditësh me agjentin e sulmuesit francez, të cilin e pret një kontratë 2-vjeçare (me opsionin e rinovimit me një tjetër vit) dhe një rrogë prej 4 milion eurosh në sezon.

Bisedimet po shkojnë mirë, por dyshja Maldini-Massara po nxitojnë dhe duan ta mbyllin shumë shpejt këtë operacion. Chelsea, edhe pse zgjati bashkëpunimin me një tjetër vit me lojtarin 34-vjeçar, prit të mos e pengojë kalimin e Giroud në Serie A.

 

Edin Dzeko

Nënkampionët e Italisë nuk duan të mbeten pa alternativa. Nëse nuk arrihet marrëveshja me kampionin e botës, do të nisë ofensiva për Edin Dzeko. Boshnjaku i Romës pëlqehet shumë nga trajneri Pioli, por ai përfiton një rrogë më të lartë se Giroud.

Sandro Tonali është një tjetër çështje për t’u zgjidhur. Milani nuk dëshiron të heqë dorë nga mesfushori italian dhe i ka ofruar 10 milion euro Brescias, që kërkon 5 milion euro më shumë. Optimizmi për arritjen e akordit nuk mungon, teksa nuk përjashtohet përfshirja e ndonjë lojtari të ri. /abcnews.al