Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akordi i Luis Suarez me Atletico Madrid, zbulohet klauzola e veçantë

schedule20:18 - 15 Shkurt, 2021

schedule 20:18 - 15 Shkurt, 2021

Luis Suarez ishte goditja e madhe e Atletico Madrid në merkaton e verës së kaluar. Sulmuesi uruguaian erdhi nga Barcelona dhe është përshtatur për mrekulli tek ekipi i Diego Simeones.

16 gola deri tani në La Liga dhe “Los Colchoneros” në vend të parë me një diferencë prej pesë pikësh nga vendi i dytë (Atletico ka luajtur dy ndeshje më pak se rivalët).

34-vjeçari ka firmosur deri në verën e vitit 2022 me Atleticon, por në akordin e arritur mes palëve ekziston edhe një klauzolë largimi, që e zbulon Marca.

Sipas të përditshmes spanjolle, “El Pistolero” ka të drejtën e ndërprerjes së bashkëpunimit me Atleticon në fund të këtij sezoni.

Nëse goleadori merr ndonjë ofertë tunduese apo thjesht vendos të provojë një tjetër aventurë, Atletico nuk mund ta pengojë dot. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!