Akord për Keidi Baren, përfiton edhe Atletico Madrid

schedule11:58 - 26 Korrik, 2020

schedule 11:58 - 26 Korrik, 2020

Keidi Bare pritet të ndryshojë skuadër. Mesfushori fierak i Malaga po kërkohet me ngulm nga Espanyol, që sezonin e ardhshëm synon të rikthehet direkt në La Liga. “Malaga Hoy” raporton klubi katalanas e ka bindur mesfushorin shqiptar me ofertën e bërë dhe mes palëve ka akord.

Gjithsesi duhet të bindet edhe Malaga, që kërkon rreth 2 milion euro për kartonin e mesfushorit të kombëtares shqiptare. Në të shkuarën ka tentuar ta blejë edhe Getafe, por oferta nuk ka qenë e duhura.

Malaga ndërkohë nuk e merr të plotë shumën për transferimin e Bares, pasi Atletico Madrid ka mbajtur 20% të kartonit në rast se mesfushori shitet. Ata e lëshuan falas fierakun, por në rast transferimi ata do të marrin pjesën që u takon sipas marrëveshjes së bërë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!