Akord me yllin e Atalantës, Milani programon rinovimin me liderin e mbrojtjes

schedule10:19 - 7 Gusht, 2021

schedule 10:19 - 7 Gusht, 2021

Milani vazhdon të kërkojë zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu. Shumë emra kanë qarkulluar deri tani, por në “pole position” mbetet Josip Ilicic, slloveni i Atalantës.

Menaxheri i futbollistit ka arritur akordin me dyshen Maldini-Massara, teksa Ilicic dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit nga Bergamo që ta shesin te Milani.

Atalanta kërkon 8 milion euro për të lënë të lirë 33-vjeçarin, ndërsa oferta e Milanit shkon deri në 4 milion euro. Kuqezinjtë po presin dhe janë të bindur që zikaltrit do të ulin pretendimet e tyre.

 

Kjaer dhe CR7

Ilicic ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Atalantës në vitet e fundit. Lojtari ballkanas luan në disa pozicione të repartit ofensiv, si numër 10-sh, sulmuesi i djathtë, por bën mirë edhe sulmuesin e dytë.

Ndërkohë, nënkampionët e Italisë kanë në program rinovimin me Simon Kjaer. 32-vjeçari danez është kthyer në liderin e mbrojtjes dhe sezonin e ardhshëm pritet të marrë edhe shiritin e kapitenit.

Lojtari viking ka edhe një vit kontratë me Milanin, teksa drejtuesit janë gati t’i ofrojnë rinovimin me një tjetër vit, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2023. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!