Akord me Flamengon, gjiganti spanjoll bën goditjen e parë në merkato

schedule11:41 - 4 Maj, 2021

schedule 11:41 - 4 Maj, 2021

Gerson Santos Da Silva do t’i bashkohet Barcelonës për 25 milion euro, sikurse raporton El Chiringuito. Mesfushori është pjesë e Flamengos në Brazil dhe katalanasit kanë arritur marrëveshjen.

Normalisht duhet pritur që gjithçka të bëhet zyrtare. Gerson ka luajtur edhe më parë në Europë, pasi Roma e bleu në vitin 2016 mesfushorin për 16 milion euro nga Fluminense. Atëherë ai ishte një adoleshent dhe nuk gjeti shumë hapësira.

Më pas verdhekuqtë e huazuan te Fiorentina, skuadër me të cilën luajti 36 ndeshje dhe shënoi tre gola në Serie A.

Në të shkuarën e kanë kërkuar edhe Borussia Dortmund dhe Chelsea, por asnjëri klub nuk ishte dakord të paguante 75 milion euro, shifrën që e ka si klauzolë për të dalë i lirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!