“Akili” shqiptar që u shpëtoi 5 atentateve/ U arrestua në megaoperacionin në Durrës, kush është Xhevdet Plaku

schedule09:35 - 23 Maj, 2025

schedule 09:35 - 23 Maj, 2025

Xhevdet Plaku është një ndër personat e arrestuar në megaoperacionin e zhvilluar mëngjesin e së premtes, nga forcat RENEA dhe Policia e Shtetit.

Plaku, është një person i njohur për policinë. Për 25 vite me radhë, ai është përfshirë në krime në tri shtete, Itali, Shqipëri dhe Holandë.

Ka arritur t’i shpëtojë dënimit për vrasje në rrethana të dyshimta, herë për pushim hetimesh e herë për gabime proceduriale. Koha më e gjatë që ka qëndruar në qeli në këto 25 vjet, ka qenë pak më shumë se 4 vjet.

Ndërsa sot është i lire. Liri që e fitoi sërish duke kryer një vepër penale. U arratis nga burgu në Itali. Në skedarët e Policisë ai njihet me 25 emra të ndryshëm. Por në fakt emri i tij i vërtetë është Xhevdet Plaku, 45 vjeç, nga Romanati i Durrësit.

Njihet gjerësisht me pseudonimin “Deti”, por ndryshe e quajnë edhe Akil. E ndoshta jo më kot ka marrë këtë emër. Si një njeri që u ka shpëtuar kaq shumë atentateve. Duket se të gjithë ata që u investuan për ta ekzekutuar, përfshirë këtu edhe njerëz nga strukturat e Policisë që bashkëpunuan për ta nxjerrë në pritë, nuk ia kanë gjetur ende pikën e dobët Akilit nga Durrësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!