Akil Kraja: Vendimi i gjykatës ‘pro’ Veliajt është në apel

schedule12:32 - 11 Nëntor, 2018

schedule 12:32 - 11 Nëntor, 2018

“Veliaj mashtroi për blerjen e kompjuterave me paratë e gjyqit, ashtu si gënjeu kur deklaroi se çmimi i ujit nuk do të rritej me 40%.”
Deklarata vjen nga këshilltari bashkiak i demokratëve Akil Kraja, i cili përmes një statusi në rrejtin social facebook ka shpjeguar historinë e gjyqit, politik sipas tij, që i dha të drejtë kreytarit të bashkisë Erion Veliaj për padinë e ngritur për “turbullim të gjendjes shpirtërore” dhe “cënim të nderit, reputacionit dhe imazhit të tij” pas denoncimit publik për rritjen e çmimit të ujit për banorët e Tiranës me 40%.

Vendimi i gjyqtares Regleta Panajoti i dhënë më 23 tetor, u pasua nga ajo e Veliajt vetëm nëj ditë më pas, ku deklaroi se me paratë e dëmshpërblimit bleu dy kompiuterë, të cilët i bëri dhuratë. Kraja sqaron se e vërteta qëndron ndryshe, pasi ai është në process apelimi të vendimit të gjykatës dhe nuk ka paguar asnjë qindarkë ndaj kryebashkiakut Veliaj./abcnews.al