AKB e DHKT kundër pjesëmarrjes së këngëtarit serb: Kush e solli Bregoviçin në Korçë?

schedule17:54 - 6 Gusht, 2021

schedule 17:54 - 6 Gusht, 2021

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë kanë reaguar kundër pranisë së këngëtarit serb Bregovic në Festën e Birrës së Korçës.

Më tej në reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Bashkia Korçë, është përgjegjësi i vetëm për listën e të ftuarve dhe gjithë mbarëvajtjen e eventit, jo bizneset.

“Nga ana jonë respektojm thellësisht të gjitha këto sensibilitete sepse reflektojnë në fakt trauma jo shumë të largëta historike me impakt të thellë në jetën e shqiptarëve këtu në Kosovë, por në asnjë rast nuk mund të pajtohem me tendencat që shfaqen aty këtu për të spekuluar mbi këto sensibilitete dhe për të hedhur hije mbi biznese të caktuara shqiptare të cilat janë pjesë e aktivitetit.” thuhet në reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Dhomës Kombëtare të Tregtisë.

Postimi i plotë:
Kush e solli Bregovicin në Korçë?
Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë shpreh indinjatën e tyre lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Bregovic në Festën e Birrës së Korçës e cila është aktivitet tradicional dhe si produkt është më e vjetër në trojet shqiptare.
Kush do që e lexon titullin do t’i përngjajë romanit të Ismail Kadares se Kush e solli Doruntinën e cila edhe sot e kësaj dite mbetet enigm për një realitet që promovon besën dhe traditën shqiptare.
Bizneset janë të interesuara që të promovojn produktet e tyre tek konsumatorët si e vetmja fuqi blerëse për rritjen e tyre por jo para këngëtarëve sepse ata janë konsumatorë të pakt të këtyre prodhimeve tona kombëtare.
AKB dhe DHKT kanë ndjekur me shumë vëmendje diskutimet e këtyre ditëve lidhur me organizimin e Festës së Birrës në qytetin e Korçës dhe sensibilitetet e krijuara, veçanërisht në Kosovë, mbi vendimin e organizatorëve që në aktivitetin e këtij viti të performojë edhe këngëtari Goran Bregovic. Nga ana jonë respektojm thellësisht të gjitha këto sensibilitete sepse reflektojnë në fakt trauma jo shumë të largëta historike me impakt të thellë në jetën e shqiptarëve këtu në Kosovë, por në asnjë rast nuk mund të pajtohem me tendencat që shfaqen aty këtu për të spekuluar mbi këto sensibilitete dhe për të hedhur hije mbi biznese të caktuara shqiptare të cilat janë pjesë e aktivitetit.
Nga ana jonë si përfaqësues të bizneseve ju sigurom këdo të interesuar se aktiviteti, i ngjashëm me aktivitetet që ne organizojmë në Prishtinë, është një mundësi e mrekullueshme për bizneset nga mbarë trojet shqiptare për të prezantuar produktet e tyre në një eveniment i cili po bëhet çdo vit më popullor dhe më tërheqës.
Është meritë e këtyre bizneseve dhe veçanërisht e Birra Korça, simbol i këtij qyteti, që ky aktivitet është kthyer në një festë të vërtetë, me impakt shumë të mirë ekonomik për të gjithë zonën. Birra Korça si produkt i shkëlqyer shqiptar është produkti kryesor i festës, por përkundër ndonjë spekulimi dashakeq nuk është organizator i eventit dhe nuk ka asnjë mundësi të vendosë lidhur me listën e të ftuarve që përformojnë në ditët e aktivitetit. Organizatori – Bashkia Korçë, është përgjegjësi i vetëm për listën e të ftuarve dhe gjithë mbarëvajtjen e eventit, jo bizneset private të angazhuara për të sjellë produkte sa më cilësore për konsumatorët, e ndaj çdo insinuatë në dëm të çdo biznesi është thjesht spekulative dhe me motive aspak dashamirëse.
Kush e solli Bregovicin në Korçë – Organizatori?

/abcnews.al/