Akademia e Shkencave ngre njësinë e kërkimit të sizmiologjisë

schedule17:48 - 27 Dhjetor, 2019

schedule17:48 - 27 Dhjetor, 2019

Një muaj pas tërmetit tragjik, Akademia e shkencave ngre njësinë sizmologjike që do të drejtohet nga ish-drejtori i institutit të sizmologjisë, Shyqyri Aliaj.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, vjen edhe reagimi i akademisë së shkencave, e cila ngre një njësi kërkimi për sizmologjie pranë këtij institucioni.

Qëllimi i saj sipas kryetarit të akademisë Skënder Gjinushi është jo mbivendosja e institucioneve ekzistuese, por koordinimi i punës mes qendrës kombëtare të sizmologjisë dhe institutit të ndërtimit.

Në fillim të vitit 2020 pritet që të përcaktohet edhe funksioni i mirëfilltë i njësisë së sizmioligjisë saj, sipas Gjinushit, e cila do të udhëhiqet nga Shyqyri Alija.

Ndërkohë që asambleja me shumicë votash  shpalli fitues  Shaban Sinani  për postin e Sekretarit Shkencor te Akademisë së Shkencave./abcnews.al