Akademia e Shkencave kërkon kontrollin e 4 instituteve

schedule20:35 - 29 Shtator, 2021

schedule 20:35 - 29 Shtator, 2021

Nga Leontina Nika

Akademia e Shkencave  përmes një shkrese zyrtare i propozon  Këshillit të Ministrave projektvendimin  e kalimit të instituteve të Akademisë së Studimeve Albanologjike në varësinë e saj.  Bëhet fjalë për Institutin e Historisë, Gjuhësisë dhe Letërsisë, Institutit të Arkeologjisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Arteve.

Kujtojmë se këto institute që prej reformës së vitit 2007 operojnë të veçuara, pas vendimit të qeverisë, me atë vendim u krijua  Qendra e Studimeve Albanologjike.  Ky projekt vendim me 5 pika cilëson se qëllim është fusha e kërkimit, organika dhe organet drejtuese të tyre të jenë ato ekzistuese.

Por nga ana tjetër projekt propozim  sipas Akademisë së Shkencave përfshinë fazën e 2 të reformimit dhe duhet të përfundojë brenda 31 dhjetorit, me qëllim që organizimi të fillojë me buxhetin e ri, i cili do varet prej saj. Project propozimi ka marrë  votat e 47 anëtarëve, të Asamblesë nga 51  pjesëmarrës në votim./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!