Nga Leontina Nika
Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizoi homazhet në nder të shkrimtarit e studiuesit shqiptar Nasho Jorgaqi.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi e cilëson një figurë të shquar të kulturës shqiptare.
Shkrimtari dhe miku i tij Pandeli Koci thotë se vepra letrare duhet ndarë nga veprimtaria e tij politike.
Ish-studenti i tij Behar Gjoka e cilëson një person të hapur dhe i njeh meritat për veprën Fan Nolit dhe letërsinë arbëreshë.
Por pas viteve 90 emri i tij u përmend edhe si i rekrutuar nga ish- Sigurimi i shtetit. Për të mbështetur këto teza ish te persekutuar politike kane publikuar ne opinion dhe ne media dokumenta te kohës.
Me emrin e Nasho Jorgaqit janë të lidhura një sërë botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore. Veprat e tij u prezantuan në hollin e Bibliotekës Kombëtare si homazh për Mjeshtrin e Madh./Abcnews.al/