Akademia e Shkencave i jep çmimin e parë, albanologu britanik: Jam shumë i lumtur

schedule22:22 - 27 Nëntor, 2021

schedule 22:22 - 27 Nëntor, 2021

Nga Leontina Nikaj

Punimet e Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave e  Arteve  të Kosovës përmbyllen me ceremoninë e dhënies së çmimit shkencor ndërkombëtar për studime shqiptare Trinia e albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokl.  Libri studimor “Rebelët  besimtarët dhe të mbijetuarit”, nderon historianin dhe albanologun e shquar britanik me çmim të parë. Njëkohësisht ai shpallet edhe Anëtar Nderi.

Noel Malcolm në këtë libër tregon për historinë e shqiptarëve, e cila deri vonë ka qenë mjaft pak e njohur dhe e studiuar jashtë këtyre territoreve, pasi  për gjysmë shekulli, Shqipëria ishte nën regjimin e egër komunist dhe kontakti kulturorë mes saj dhe botës së jashtme ishte tepër i vogël.

Në garë për këtë çmim ishin edhe Lucia Nadin për veprën “Figura e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut (nga historia te miti: shekujt XV-XVIII)”, Roderick Bailey për veprën “Lufta e fshehtë në Shqipëri: Një histori e misioneve britanike 1940-1945”, Jean-Paul Champseix për veprën “Ismail Kadare, une dissidence litéraire”, Dhori Q. Qirjazi për veprën “Thimi Mitko, Fjalëtore Shqip-Gërqisht  dhe David Hosaflook  për veprën “Lëvizja protestante te shqiptarët, 1816-1908”./ Abcnews.al