Nga Leontina Nikaj
Punimet e Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave e Arteve të Kosovës përmbyllen me ceremoninë e dhënies së çmimit shkencor ndërkombëtar për studime shqiptare Trinia e albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokl. Libri studimor “Rebelët besimtarët dhe të mbijetuarit”, nderon historianin dhe albanologun e shquar britanik me çmim të parë. Njëkohësisht ai shpallet edhe Anëtar Nderi.
Noel Malcolm në këtë libër tregon për historinë e shqiptarëve, e cila deri vonë ka qenë mjaft pak e njohur dhe e studiuar jashtë këtyre territoreve, pasi për gjysmë shekulli, Shqipëria ishte nën regjimin e egër komunist dhe kontakti kulturorë mes saj dhe botës së jashtme ishte tepër i vogël.
Në garë për këtë çmim ishin edhe Lucia Nadin për veprën “Figura e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut (nga historia te miti: shekujt XV-XVIII)”, Roderick Bailey për veprën “Lufta e fshehtë në Shqipëri: Një histori e misioneve britanike 1940-1945”, Jean-Paul Champseix për veprën “Ismail Kadare, une dissidence litéraire”, Dhori Q. Qirjazi për veprën “Thimi Mitko, Fjalëtore Shqip-Gërqisht dhe David Hosaflook për veprën “Lëvizja protestante te shqiptarët, 1816-1908”./ Abcnews.al