Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar në rrjetin social “Twitter” për Konferencën e Donatorëve e cila u mbajt për familjet e prekura nga tërmeti. Ambasadorja Amerikane thotë se Konferenca e Donatorëve është përgjegjësi thelbësore dhe për këtë do të krijohet një Akademi Transparence.
Kim thekson se akademia do të jetë për të mbështetur qeverinë.
Reagimi i ambasadores vjen në mbështetje të deklaratës së diplomatit të BE-së Luigi Soreca i cili tha se Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh.
“Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë”, shkruan Soreca.
/abcnews.al