TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte në SPAK, në zbatim të masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Veliaj bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po hetohet nën masën e sigurisë arrest me burg, kurse më 12 shkurt, Gjykata vendosi t’i ndryshojë masën nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” Ajola Xoxës.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija, raportoi se Xoxa pas firmosjes në SPAK është larguar dhe nuk ka preferuar të bëjë komente për mediat/abcnews.al