Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur te premten ne Prokurorinë e Posaçme, ne zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaaçme.
Por perveç zbatimit të kesaj mase sigurie, mesohet se Ajola Xoxa, në SPAK është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm për herë të parë si person nën hetim.
Xoxa bashkë me avokatin e saj Maks Haxhia, qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth 1 orë. Mësohet se Xoxa nuk ka pranuar që te japë sqarime, para prkurorisë se Posacme, duke deklaruar se do pranojë te pyetet në një moment te dytë, vetëm pasi të njihet me të gjitha aktet.
Të njejtin qendrim një ditë me parë ka mbajtur edhe Erion Veliaj, i cili u soll në ambientet e SPAK, nga paraburgimi i Durrësit.
Erjon Veliaj, u arrestua nga SPAK më 10 shkurt me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh më shumë se 1 milion euro. Me masën “detyrim paraqitje” ndodhet bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa ndërsa masë sigurie kanë dhe pesë biznesmenë./abcnews.al