Një skandal i radhës ka shpërthyer në Pallatin Mbretëror të Britanisë së Madhe. Në fakt nuk bëhet fjalë për anëtarët kryesorë të familjes, por tek një person shumë i dashuri Mbretëreshës Elizabeth, Princeshës Eugenia.
Kohët e fundit, bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank, është fotografuar në Kapri të Italisë në një jaht luksoz. Megjithatë, ai nuk ishte vetëm, as në shoqërinë e së shoqes.
Jack Brooksbank mesa duket po kalon disa ditë relaksi mes tre vajzave të bukura, për të cilat thotë se i ka mikesha. Bëhet fjalë për modelet e famshme me origjinë italiane, Rachel Zalis, Maria Buccellati dhe Erica Pelosini.
Në një prej fotot Jack Brooksbank shihet ndërsa përqafohet me modelen dhe influencuesen Maria Buccellati kurse në një tjetër, pranë tij ndodhet Erica Pelosini e cila ishte duke marrë rreze dielli topless. s.b/abcnews.al/