“Ajo na shihte si armiq, paditi të gjithë personat që i kishte pranë”, flet ish partneri i shqiptares

schedule12:50 - 12 Nëntor, 2021

schedule 12:50 - 12 Nëntor, 2021

Ish partneri i shqiptares, e cila ka plagosur me armë zjarri ish bashkëjetuesin e saj është shprehur se artistja Klodiana Çela është një person problematik, ku sjellja e saj shpesh ka bërë që ai ta denonconte.

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e tij, i cili është shprehur se në fund të vitit 2016 është njohur me shqiptaren e cila në atë periudhë kishte humbur kujdestarinë e vajzës së saj 13 vjeçare.

“Fatkeqësisht, Klodiana është shtruar në spital në mënyrë të pavullnetshme të paktën dy herë. Unë i kam qëndruar shumë pranë gjatë periudhës së trajtimit, pas kërkesës që babai i vajzës së saj kishte paraqitur për kujdestarinë e fëmijës. Që atëherë gjendja e saj psikologjike u rëndua më shumë, madje  është kthyer kundër dhe në mënyrë impulsive dhe ndaj meje e njerëzve të tjerë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se kush I thoshte diçka kundër e pësonte dhe hidhej në gjyq.

LEXO EDHE: Plagosi ish-partnerin grek, dëshmia e autores dhe pasuria e “3 miliard euro” në Shqipëri: Çfarë u gjet në makinë

Ajo hodhi në gjyq gjithë botën, policinë, babain e vajzës, gruan e tij, mua, nënën, motrën, të gjithë. Ajo mendoi se ne të gjithë kemi punuar së bashku për të ngrënë pronën e saj. Ajo kishte një sjellje që kalonte çdo kufi”, është shprehur ndër të tjera ai.

Sipas ish-partnerit të Klodianës, vendimi përfundimtar i gjykatës ku ajo humbi plotësisht kujdestarinë e fëmijës, ishte goditja më e madhe që ajo pësoi.

Mendoj se situata mund të ishte parandaluar dhe nuk mund të arrinim në këtë rezultat tragjik, duhej që të ishte shtruar në spital apo të merrte ndonjë trajtim tjetër.  Edhe unë kam qenë viktimë e sjelljeve të dhunshme të saj dhe më kanë trazuar shumë gjëra, si në familje ashtu edhe në marrëdhëniet e mia ndërpersonale”, thotë ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!