Sot bëhen dy vite nga ardhja në jetë e Ajkës, vajzës së Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut. Vogëlushja erdhi në jetë në orën 11:50, dhe fiks në këtë orë, dy vite më pas çifti i njohur i kanë bërë asaj dedikimin më të ëmbël.
Xhensila ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video teksa shihet buzë detit me vogëlushen në krahë, krahas së cilës ka bërë dhe një dedikim të ëmbël. “12.07.2018 11:50 AM or’ e bekuar, solle diellin e ditëve tona. Faleminderit At!”, shkruan këngëtarja.
View this post on Instagram
12.07.2018. 11:50AM ? or’e bekuar, solle diellin e diteve tona @bes_kallaku . Faleminderit At!
Ndërkohë, aktori i humorit ka zgjedhur të publikojë një foto të Ajkës kur ishte më e vogël, krahas së cilës shkruan: “Më e shtrenjta, Ajka e jetës, e shpirtit, e qiellit! Urime 2-vjetorin bija ime! Ta dua të qeshurën! Faleminderit secilit nga Ju për çdo urim! Zoti ju rujt !!!“.
Kujtojmë që çifti i njohur i dha fund beqarisë me një ceremoni madhështore në shtator të vitit 2017. /abcnews.al/