Ajeti ngatërron portë, e nderojnë Muçolli dhe shokët e skuadrës

schedule17:33 - 21 Qershor, 2020

schedule 17:33 - 21 Qershor, 2020

Vejle BK ia ka dalë të marrë tre pikët kundër Hvidovre, me rezultatin 5-3. Skuadra e shqiptarëve, Ajetit, Ramadanit dhe Muçollit, është vënë në siklet nga skuadra mike, që e mbylli në epërsi 2-3 pjesën e parë të ndeshjes.

Miqve ua dha mundësinë e barazimit 1-1 Arlind Ajeti, i cili ishte i pafat dhe shënoi në portën e tij në minutën e 20-të. Gjithsesi, një minutë më pas, mesfushori Arbnor Muçolli riktheu epërsinë me golin e shënuar.

Hvidovre nuk u dorëzua dhe shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e parë dhe i çoi shifrat në 2-3. Madje golin e epërsisë e shënoi një shqiptar, Lirim Qamili, autor i 6 golave këtë sezon në ligën e dytë daneze. Gjithsesi Vejlke BK reagoi në pjesën e dytë dhe mori pikët e plota, duke iu afruar objektivit për t’u rikthyer në elitë. /abcnews.al