Ajeti me ide të qarta: Dua ta rifitoj vendin te Shqipëria përmes Padovës

schedule16:15 - 18 Nëntor, 2021

schedule 16:15 - 18 Nëntor, 2021

Padova, pas emergjencës në mbrojtje për shkak të dëmtimit të argjentinasit Nahuel Valentini, mendoi të nënshkruante me Arlind Ajetin dhe gjithçka tani është bërë zyrtare.

Mbrojtësi, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë edhe në “Francë 2016”, ka folur shkurtimisht në prezantimin e tij te skuadra që garon në Serie C.

“Jam i lumtur që klubi më ka dhënë këtë mundësi. E di historinë e këtij klubi dhe e di se si funksionon. Jam optimist sepse shoh që të gjithë këtu duan të shkojnë në Serie B”, ka thënë fillimisht Ajeti.

Mbrojtësi i ka objektivat e qarta edhe në aspektin personal: “Kohët e fundit nuk jam thirrur nga Shqipëria dhe shpresoj që thirrja të vijë. Dua të rifitoj një fanellë falë këtij klubi.

Nuk prisja të qëndroja pa skuadër për kaq shumë kohë pas largimit nga Reggiana, por Covid ka komplikuar gjithçka. Tani shpresoj të jem i gatshëm për disa javë”.

Ajeti ka nënshkruar me Padova deri më 30 qershor 2022 dhe ka një klauzolë që e zgjat marrëveshjen edhe për një sezon, nëse skuadra e tij ngjitet në Serie B. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!