Sonte në mbëmje pritet të zhvillohet dueli mes Atalantës dhe Ajax, sfidë kjo e vlefshme për grupin D të Champions League. Klubi holandez ka menduar ta ndezë pak duelin dhe këtë gjë e ka bërë përmes rrjeteve sociale.
Në faqen zyrtare të Ajax në “Twitter” është postuar një video, ku janë disa nga momentet më të mira të tyre në ndeshjet që kanë zhvilluar në Itali. “Ne kemi shkelur dhe më parë në tokën italiane”, shkruhet përkrah videos.
We’ve set foot on Italian soil before… ??#UCL #ataaja pic.twitter.com/1IaFJF011T
— AFC Ajax (@AFCAjax) October 27, 2020
Ajo që bie në sy janë edhe disa nga momente së duelit të vjetshëm kundër Juventusit, ku të besuarit Frenk de Boeur eliminuan “Zonjën e Vjetër” nga Championsi në çerekfinale. /abcnews.al


