Ditën e djeshme mbrojtësit i Real Madrid, Sergio Ramos, festoi 34-vjetorin e lindjes. Të shumta ishin urimet për kapitenin e madrilenëve, por pati dhe nga ata që e vunë në lojë spanjollin.
Bëhet fjalë për klubin e Ajaxit, që i ka kujtuar Ramosit humbjen e Realit në Champions League vitin e kaluar. Ishin holandezët ata që kalonin në fazën tjetër duke eliminuar kampionët, ndërkohë që Ramos e ndiqte ndeshjen nga tribuna.
Akoma më ironike ishte përgjigja e mbrojtësit të kombëtares spanjolle. Ai postoi katër foto të tij me trofeun e Champions League, po aq sa ka Ajaxi në të gjithë historinë e tij. /abcnews.al
? @AFCAjax#RetroChampionsDay https://t.co/vpleWr0Kpn pic.twitter.com/gQ0mAmd1aS
— Sergio Ramos (@SergioRamos) April 1, 2020