Ajax është cilësuar shpesh si një nga skuadrat që “furnizon” ekipet më të mira europiane me talente që pikërisht dalin nga gjiri i skuadrës holandeze.
Kur jemi te skuadrat “big”, Bayern Munich është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e talentit 19-vjeçar të Ajax.
Bavarezët kanë bërë ofertë zyrtare skuadrës holandeze për mesfushorin Ryan Gravenberch, kontrata e të cilit përfundon në qershorin e vitit 2023.
Kampionët e Gjermanisë kanë vënë në dispozicion një shifër prej 25 milionë eurosh për lojtarin, teksa klubi i Eredivisies kërkon të paktën 35 milion euro për “xhevahirin” e saj.
Për shërbimet e 19-vjeçarit janë të interesuar edhe në Angli me skuadrën e Manchester United që kërkon të trembe Bayern për mesfushorin. /f.a/abcnews.al