Ka marrë fund dilema e caktimit të një trajneri të ri, në krye të panikën së Ajax, me ish-mbrojtësin hollandez, Johnny Heitinga, që ka marrë në dorë “frerët” e më të titulluarve të Kampionatit hollandez.
Me një karrierë të pasur si lojtar, Heitinga tashmë 39-vjeçar mbahet mend për performancat nën emblemat e Ajax dhe Everton, si dhe ka regjistruar plot 49 prezenca me fanellën e “tulipanëve”.
Ndërkaq, kujtojmë se vetëm pak ditë më parë kampionët hollandezë të Ajax shkarkuan teknikun Alfred Schreuderin pas 7 ndeshjeve pa fitore në Eredivisie dhe vendosin të promovonin punën e Heitinga, i cili vetëm 1 javë më parë ishte trajneri i ekipit të dytë të Ajax. /i.m /abcnews.al