Ajax dhe Fenerbahce fitore me rëndësi në “playoff” e Ligës së Europës

schedule21:27 - 13 Shkurt, 2025

schedule 21:27 - 13 Shkurt, 2025

Ajax fitoi ndeshjen e parë playoff të Ligës së Europës në Bruksel kundër Union St.Gilloise me rezultatin 2-0. Një sukses me rëndësi për holandezët, që janë një hap larg kualifikimit në të 16-at e kompeticionit, ndërsa sfidën e kthimit e luajnë në Amsterdam.

Për holandezët, goli i parë erdhi nga Rasmussen në minutën e 59-të. Fitoren e vulosi në minutën e 71-të Mokio. Një rezultat që jep siguri, arriti edhe Fenerbahce në Stamboll kundër Anderlecht, në playoff-in e Ligës së Europës.

Për turqit golat u shënuan nga Tadic në minutën e 11’, pastaj tre minuta nga fundi i pjesës së pare, Dzeko realizoi të dytin. Në të 57’, En-Nesyri shënoi rrjetën e tretë. Për Aderlecht do të jetë një mission i vështirë në takimin e kthimit në shtëpi, që të sigurojë kualifikimin në të 16-at e kompeticionit.

Ferencvaros e fitoi sfidën e parë ndaj polakëve të Viktoria Plzen minimalisht. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Abu Fani në të 23’.

Real Sociedad triumfoi në Danimarkë kundër FC Midtjylland me rezultatin 2-1. Për spanjollët shënuan Mendez me penallti në minutën e 11, e pastaj Kubo 20 minuta më pas.

Për vendasit disavantazhin e shkurtoi Buksa në të 38’. Në pjesën e dytë nuk pati gola, me spanjollët që në takimin e kthimit janë të avantazhuar, pasi do të luajnë përpara tifozëve të tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!