Pas fluturimeve të para drejt Stambollit, kompania ajrore shqiptare “Air Albania” do të nisë në vjeshtë udhëtimet edhe drejt Europës. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Kreu i qeverisë shkruan se në fillim të vjeshtës fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës do të nisin me Italinë.
“Tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era”, shkruan Kryeministri Rama, referuar akuzave të mëhershme për fluturimet e “Air Albania”.
Postimin e tij, Kryeministri Rama e ka shoqëruar edhe me çmimet e biletave për fluturimet në disa qytete të Italisë, si Romë, Milano dhe Bolonja.
/ABC News Albania 24/7