“Air Albania” kryen fluturimin e parë drejt Italisë me “Migjenin”

schedule18:52 - 30 Shtator, 2019

schedule 18:52 - 30 Shtator, 2019

Kompania ajrore shqiptare “Air Albania” ka nisur këtë të hënë me “Migjenin” fluturimet edhe drejt Italisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se brenda vitit do të jetë gati për fluturim edhe “Naimi”.

Pas Turqisë, kompania ajrore shqiptare “Air Albania” ka nisur këtë të hënë fluturimet drejt Italisë, në tre destinacionet më të kërkuara: Milano, Bolonja dhe Roma.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë pritjes së avionit “Migjeni” në Rinas tha se brenda vitit të jetë gati për fluturim edhe “Naimi”.

Çmimet e biletave të ofruara nga “Air Albania” janë më të lira krahasuar me kompanitë e tjera për të njëjtat destinacione./ABC News Albania 24/7