Aida Shtino kërcënon mjekët që luftojnë me Covid-19: S’ka ushtri që ju mbron

schedule17:21 - 13 Gusht, 2020

schedule 17:21 - 13 Gusht, 2020

Ish-moderatorja Aida Shtino ka bërë një reagim të ashpër lidhur me situatën në spitalet Covid dhe sjelljen e mjekëve, duke akuzuar këta të fundit se nuk i lënë pacientët të mbajnë telefon me vete.

Shtino i drejton disa pyetje mjekëve, duke i cilësuar ata si të pashpirt.

Ajo paralajmëron se kjo situatë do të krijojë një turmë të tërbuar që do vërsulet nga zemërimi për shkak se të afërmit e tyre po i kthehen në kavje laboratori.

“A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..??????

Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????

A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..

A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!!

A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ??????????

A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ??????????

Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush??????

Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar , qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….”, shkruan Aida Shtino./abcnews.al