Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“AI”: Në finale Bayern dhe Arsenal/ Inteligjenca Artificiale parashikon gjymsëfinalet e Champions

schedule12:58 - 28 Prill, 2026

schedule 12:58 - 28 Prill, 2026

Katër ekipe, dy katër gjysmëfinale dhe një finale në Budapest më 30 maj. Champions League ka hyrë në fazën e saj vendimtare, ndërsa për numrat gjithçka është e qartë: Bayern Munich dhe Arsenal janë favoritë për finalen dhe do të diskutojnë trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Gazeta më e madhe sportive në Spanjë, “Marca” i është drejtuar inteligjencës artificiale, duke zhvilluar model probabiliteti bazuar në vlerësimet e “ClubElo”, sistemi më rigoroz i vlerësimit në futbollin evropian, i cili peshon çdo rezultat sipas nivelit të kundërshtarit dhe performancës së ekipit vendas dhe bazohet në më shumë se një milion ndeshje që nga viti 1955 – me të dhëna të përditësuara deri më 16 prill 2026.

Përfundimet e tij nuk lenë shumë vend për interpretime. Duke nisur nga gjysmëfinalja e parë mes Paris SG dhe Bayern Munich, bavarezëve iu jepen kuotat më të larta për të siguruar finalen e Budapestit.



Kampionët në fuqi të Europës luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, duke i bërë ata paksa favorite me një probabilitet fitoreje prej 38.4% krahasuar me 34.6% të Bayernit. Por sfida e kthimit e ndryshon skenarin në mënyrë dramatike. Në “Allianz Arena”, Bayern del favorit absolute me 47.9% për të fituar ndaj vetëm 25.1% për PSG. Në llogaritë e përgjithshme për të dyja ndeshjet kampionët gjermanë kanë 56.2% mundësi ndaj 43.8% të parisienëve.

Më e rëndësishme është diferenca në gjysmëfinalen tjetër mes Atletico Madrid dhe Arsenal. Bazuar te numrat, skuadra angleze shihet pretendente në të dyja ndeshjet me shanse për fitore me 48.9% në transfertë dhe 59.2% në sfidën e kthimit në shtëpi. Në total, “Topçinjtë” e Londrës kanë 72.3% të shkojnë në finalen e Champions, por Atletico i Simeones ka treguar gjithmonë se nuk I beson skenamve. Gjithsesi, këto janë vetëm parashikime, ndërsa vetëm futbolli do të japë verdiktin final./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!