“Ai momenti kur…”, Jonida Maliqi ndan momentin e këndshëm me të birin

schedule11:59 - 6 Qershor, 2022

schedule 11:59 - 6 Qershor, 2022

Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar se ka një raport shumë të ngushtë me të birin, Danin. Këngëtarja është treguar shumë e rezervuar sa i përket postimeve me djalin por së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një moment të këndshëm që e ka prekur atë.

“Ai momenti kur vjen papritur e të gush yt bir dhe ti mirë që ke telefonin aty pranë dhe e ruan si kujtim”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë me të birin. Kujtojmë që Dan festoi përvjetorin e 10-të të lindjes në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!