Autoritetet policore janë vënë në gjurmët e 45-vjeçarit shqiptar që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një tjetër, i cili dyshohet se u arratis në Shqipëri.
Sipas informacioneve, ai ia ka dalë dhe ka mbërritur në kufirin greko-shqiptar rreth orës 1 të mëngjesit të datës 27 tetor dhe prej andej ka kaluar në Kakavi. Punonjësit e policisë e kanë identifikuar përmes kamerave të sigurisë së zonës, deklaratave me përshkrimin e plotë të tij, por edhe nga materiali gjenetik që u zbulua.
Nëna e tij foli për mediat greke për dhunën dhe abuzimin që pësoi nga djali i saj.
“Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Nuk e dua. Unë jam 70 vjeç. Unë them se do të marr pension, ai po më merrte lekët. Pi cipur, pi birra. Policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash, unë nuk dua një fëmijë të tillë”, tha nëna e 45-vjeçarit.
Sipas dëshmitarëve të lagjes, ai shpesh kishte shpërthime të dhunshme, ndërsa zërat dëgjoheshin nga brenda shtëpisë së tij. Madje, policia është thirrur disa herë në vendngjarje.
Përdhunimi dhe tentativa kanë ndodhur të dielën e kaluar brenda pak orësh dhe në vende që janë pak metra larg banesës së tij.
Ndaj tij është ngritur dosje për dhunim të kryer dhe tentativë, me përdorim të forcës, kanosje me armë dhe rrëmbim. /abcnews.al