“Ai ka të njëjtin mentalitet si Ronaldo”, Bernardo Silva: Haaland është në nivelin e Messi-t dhe Ronaldo-s

schedule16:33 - 26 Prill, 2023

schedule 16:33 - 26 Prill, 2023

Me 48 gola e 6 asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat për “qytetarët” e Manchester City, padyshim Erling Haaland ka impresionuar përveç futbolldashsëve dhe shokët e tij të skuadrës, të cilët në asnjë moment nuk ngurrojnë të lavdërojnë punën e palodhur e të shkëlqyer të shokut të tyre të ekipit.

Radha kësaj i here i takonte “fantazistit” portugez, Bernardo Silva, i cili i krahasoi statistikat e Haaland me ato të Leo Messi e Cristiano Ronaldo. Më tej “luzitani” e krahasoi sërish “bomberin” norvegjez me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ku tha se Haaland ka të njëjtin mentalitet si ai.

“Statistikat e tij janë të pabesueshme, ai është në nivelin e Cristiano-s dhe Messi-t. Shpresoj që Erling të vazhdojë kështu. Na duhen golat e tij para ndeshjes së fundit të sezonit. Ai ka të njëjtin mentalitet si Cristiano. Haaland gjithmonë dëshiron të jetë në kuadrat, gjithmonë dëshiron të shënojë. Për të nuk ka rëndësi nëse ka bërë një apo dy prekje. Kur ai prek topin, ai shënon. Ky është një sulmues i vërtetë.

Para se të vinte në “Etihad”, ne e dinim se çfarë ishte në gjendje të bënte Erling, sepse ai e kishte bërë tashmë prej disa vitesh në Norvegji, Austri dhe Gjermani. E ndoqëm dhe luajtëm kundër tij. Asnjëherë nuk e dini se çfarë niveli do të tregojë lojtari pas transferimit. Por ajo që Haaland po tregon këtë sezon është thjesht e pabesueshme. Jemi të lumtur që ai është me ne. Ai është një lojtar vërtet i veçantë që na ndihmon shumë. Shpresoj të bëhet edhe më mirë.

Erling ka një lidhje të veçantë me Kevin de Bruyne, i cili e do këtë lloj lojtari. Kur De Bruyne ka topin, duhet të vraposh, dhe Erling është shumë i fortë dhe i shpejtë. Është kombinimi perfekt. Ata luajnë shumë mirë, siç e kemi parë këtë sezon. Në vitet e fundit kemi pasur një seri prej 20 fitoresh ose ndeshje pa humbje. Tani jemi kthyer në formë të mirë. Shpresojmë të vazhdojmë në të njëjtën frymë, sepse duam të marrim trofe. Ne kemi qenë në atë situatë edhe më parë”,- u shpreh në fund të elozhe për shokun e tij të skuadrës, “fantazisti” Bernardo Silva. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!