Ai është kthyer në jnë makineri të fitimit të parave. është mjaft i suksesshmën në çdo drejtim, aq sa shumë femra nuk e kanë aspak problem që është i martuar e madje, edhe baba i disa fëmijëve.
Mirëpo, teksa shumë vajza nxitojnë t’i shkruajnë yllit aktual të Juventusit, Cristiano Ronaldo, edhe ai nuk nguron të kthejë përgjigje, apo t’i shkruajë atyre bukurosheve që i bëjnë përshtypje.
E tillë është bukuroshja ruse Viktoria Odintcova, e cila tha se Ronaldo i dërgoi mesazh për tu njohur me të, por ajo ia la “seen”. Vajza shton se ia fshiu fare mesazhin që futbollisti i kishte dërguar.
“Pak kohë më parë, Cristiano Ronaldo më shkruajti mesazh privat në “Instagram”, por unë nuk iu përgjigja, madje e fshiva mesazhin. Sigurisht që nuk i dhashë një shans të vetëm. Njoh vajza të tjera të cilave ai i shkruajti, kështu që menjëherë kuptova se si ishin gjërat dhe çfarë ai dëshironte të bënte”, tregon ajo.
Një deklaratë që mund të sjellë pasoja në raportin e Ronaldos me partneren aktuale të tij, Georgina Rodriguez, edhe pse bëhet fjalë për shumë vite më parë.