Gazetari spanjoll Guillem Balague, i cili shkroi një biografi të Messit, raportoi se Leo dhe familja e tij janë të lumtur në Paris:
“Ai është i lumtur si kurrë më parë! Gjërat po shkojnë mirë në fushë, skuadra është përshtatur me të, ose më saktë, ai filloi të kontrollojë lojën. Të gjithë trajnerët që kanë punuar me Messin thonë të njëjtën gjë: Leo duhet të jetë i lumtur, atëherë do të tregojë futbollin e tij më të mirë. Kështu po shkojnë gjërat tani. Antonella (gruaja e Messit po zhvillon një biznes parukeri, fëmijët studiojnë mirë. Të gjitha problemet që e penguan sezonin e kaluar janë zgjidhur, tani Leo është i lirë në shpirt.
Forma e mirë e Messit mund të gjykohet nga ajo që ka treguar në fushë këtë sezon. Lionel tashmë ka dhënë tetë asistime dhe ka shënuar shtatë gola, që është shumë më e mirë se performanca e tij sezonin e kaluar. /G.D abcnews.al/